Moti i keq, ARRSH: Ja akset rrugore ku udhëtohet me zinxhirë!

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të gjithë dretuesit e mjeteve për gjendjen e rrugëve në vendin tonë, për shkak të motit të keq.

ARSH njofton se në rajonin Jugor qarkullimi i mjeteve bëhet pa zinxhirë, ndërsa në atë verior kryesisht me zinxhirë.

GJENDJA E AKSEVE KRYESORE TË VENDIT

Kompanitë e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërndarjen e kripës.
Në Rajonin Jugor qarkullimi bëhet pa zinxhir.
Në Rajonin Verior: të gjitha akset e Tropojës qarrkullimi bëhet pa zinxhir.

Kukës-Bushtricë pjesërisht me zinxhir.
Domaj-Draj-Rec me zinxhir.
Në akset e qarku Dibër po punohet per hedhjen e kripës, kalimi bëhet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në segmentet Kuben-Vasije, Peshkopi- Qafë Drajë, Ura Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi.
Bulqizë-Fushë Bulqizë kjo pasi era të forta bëjnë grumbullimin e borës në rrugë.
Skuraj-Peshkopi është i pastruar nga bora dhe kalimi bëhet pa zinxhir, vetëm një pjesë e këtij segmenti në Fushë Bulqizë ku bëhet grumbullimi i borës në rrugë, rekomandojmë perdorim të zinxhirëve.
Në rajonin Qendror qarkullimi bëhet me zinxhir në segmentet rrugore, si: Qafë Shllak, Lunik-Steblevë, Krujë-Sarisalltik, Trau i Dajtit, Teleferik, Antenat, Vilat Qeveritare. Qafë Priskë-Shengjergj. Qafe Priskë-Qafë Mollë./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Hidhet nga kati i katërt i pallatit, humb jetën 47-vjeçari

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.