Moskonfirmimi i kryebashkiakes së Durrësit, Kryemadhi: Që nga ky moment, çdo vendim i KQZ është nul!

Gjykata e Durrësit nuk e ka konfirmuar si të ligjshëm mandatin e kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sakos, duke e rrëzuar atë.  Për këtë vendim ka reaguar dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se, kjo ka treguar që KQZ ka shkelur hapur Kodin Zgjedhor dhe ligjin për partitë politike.

Sipas Kryemadhit, që nga ky moment çdo vendim i KQZ është i pavlefshëm. Më tej, ajo i ka bërë kërkesë Prokurores së Përgjithshme të përkohshme, Arta Markut, të fillojë menjëherë çështjen penale për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të anëtarëve të KQZ.

Nul! Pavlefshmëri absolute!

Thjesht e saktë pa tambure politike. Vendimi i Gjykatës së Durrësit vetëm teknikisht tregoi se që në krye të herës, që në hapin e saj të parë procedural e administrativ, atë të regjistrimit të subjekteve zgjedhore KQZ ka shkelur hapur Kodin Zgjedhor dhe ligjin për partitë politike, dhe gjithë veprimtaria e vendimmarrja e saj rezulton në shkelje të hapur të Kodit të Procedurave Administrative.

Që pas këtij momenti çdo vendim i KQZ është nul. Pavlefshmëria absolute e aktit administrativ sjell pavlefshmëri absolute të të gjithë procesit në vijim.

Gjithçka konsiderohet nul.

A mund të diskutohet tani mbi diçka që nuk ka sjellë asnjë pasojë juridike?? Nul i gjithë procesi.

Zgjedhje nuk ka patur. E vetmja pyetje tani që mbetet të bëhet është: Kush do të mbajë përgjegjësi tani për të gjithë dëmin ekonomik, juridik, moral, të krijuar nga veprimtaria e paligjshme e KQZ? I bëj thirrje Prokurores së Përkohshme të fillojë menjëherë çështjen penale për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të anëtarëve të KQZ .”, shkruan Kryemadhi./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Eksperti gjerman: Shqipëria e ekspozuar ndaj rreziqeve sizmike. Ja pse ranë tërmetet e mëdha!

 

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Nul! Pavlefshmëri absolute! Thjesht e saktë pa tambure politike. Vendimi i Gjykatës së Durrësit vetëm teknikisht tregoi se që në krye të herës, që në hapin e saj të parë procedural e administrativ, atë të regjistrimit të subjekteve zgjedhore KQZ ka shkelur hapur Kodin Zgjedhor dhe ligjin për partitë politike, dhe gjithë veprimtaria e vendimmarrja e saj rezulton në shkelje të hapur të Kodit të Procedurave Administrative. Që pas këtij momenti çdo vendim i KQZ është nul. Pavlefshmëria absolute e aktit administrativ sjell pavlefshmëri absolute të të gjithë procesit në vijim. Gjithçka konsiderohet nul. A mund të diskutohet tani mbi diçka që nuk ka sjellë asnjë pasojë juridike?? Nul i gjithë procesi. Zgjedhje nuk ka patur. E vetmja pyetje tani që mbetet të bëhet është: Kush do të mbajë përgjegjësi tani për të gjithë dëmin ekonomik, juridik, moral, të krijuar nga veprimtaria e paligjshme e KQZ? I bëj thirrje Prokurores së Përkohshme të fillojë menjëherë çështjen penale për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të anëtarëve të KQZ .

Un post condiviso da Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi) in data:

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.