Mos u habisni, por Princ Harry do të ftojë ish të dashurat në dasmë

Detaje të reja janë zbuluar dasma mes Princ Harry dhe Meghan Markle. Çfarë nuk dinim është se Princ Harry ka ndërmend të ftojë dy nga ish të dashurat e tij në dasmë. Bëhet fjalë për Chelsy Davy dhe Cressida Bonas. Një burim foli për Daily Mail dhe tha se:
“Harry mbeti shok me Chelsy-n dhe Cressida-n, prandaj do të jenë në dasmë. Ai u sigurua që të mos kishte hatërmbetje kur u ndanë. Nuk ma ha mendja se Meghan do ta ketë problem.”

LEXO DHE :  E ardhmja e pasigurt e Greqisë nën qeverinë e saj të re dhe arsyet për t’u shqetësuar

Princ Harry ishte i lidhur me Chelsy Davy në 2004-n. U njohën në Cape Toën dhe u ndanë në 2011. Ndërsa me Cressida Bones, u njoh në maj të 2012-s, përmes Princeshë Eugenie. Në 2013-n dolën fjalë se princi ishte gati të martohej me Bones, por ajo jo. Arsyeja ishte diferenca në moshë. Bones ishte 24 vjeçe asokohe, ndërsa Harry 30./L.P./Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.