Mos mendoni se ishte rastësi! Ja kush i bëri bashkë princ Harryn dhe Meghan!

Gjithçka dimë për romancën mes princ Harry-it dhe Meghan-it janë ato që princesha e ardhshme na ka treguar me gojën e saj. Dinim vetëm që janë takuar jo rastësisht, por se kush i prezantoi dhe ku u takuan, kjo nuk u mësua kurrë, deri më sot.

Sipas revistes “Marie Claire”, çifti më i përfolur i momentit janë bashkë sot falë mikes së fëmijërisë së princit, Violet von Westenholz, e cila punonte si PR për Ralph Lauren.

“Harry po kalonte një periudhë të vështirë dhe s’po gjente askënd. Nuk ka qenë e thjeshtë për të të gjej dikë që i përshtatet, madje kohët e fundit po i dukej gati si e pamundur,”- tregojnë burime pranë tij për E! News.

LEXO DHE :  Negociatat/Kryeministri italian: Më vjen keq, u përpoqa shumë

Duket se Violet, falë punës së saj pati rastin të njihej me aktoren amerikane. Nga ana tjetër, Meghan-i kishte kohë që përfshihej në eventet sociale të shoqërisë së lartë në Londër dhe takimi me princin ishte në harmoni të plotë./L.P./Dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.