Prezantuesja dhe modelja me origjinë shqiptare Almeda Abazi u martua në vitin 2017 me aktorin turk Tolgahan Sayisman. Dritare.net informon se ajo dhe bashkëshorti i saj janë parë mbrëmjen e djeshme në rrugët e Stambollit dhe janë përgjigjur në një mënyrë shumë miqësore pyetjeve të gazetarëve. Almeda dhe Tolgahan janë pyetur nga gazetarët në lidhje me pushimet e tyre të cilët i nisën në Francë dhe po i vazhdojnë në qytetet turistike të Turqisë. Ajo është pyetur edhe për koncertin e Beyonce në të cilin mori pjesë dhe është shprehur :”Ne ishim në koncertin e Beyonce. Ajo është dikush që unë e kam marrë shembull që në fëmijëri dhe dhe për këtë arsye mu duk si ëndërr. Për këtë falenderoj Tolgahan dhe i jam shumë mirënjohëse”./M.S-Dritare.net