Mori dy çmime në Grammy, Dua Lipa: Ëndrra u bë realitet!
E Hënë 11 Shkurt 2019, 08:08
Dritare.net
Kjo është një arritje e madhe në muzikë për Duan dhe sigurisht një realizim ëndrre për të.
Përmes një postimi në Instagram, Dua Lipa shprehet se ëndrra e saj u bë realitet vetëm falë mbështetjes së fansave, miqve, familjes dhe bashkëpunuesve.
“Jam fituese e dy çmimeve në Grammy! Më shumë se e përulur dhe mirënjohëse për këtë moment. Shumë dashuri për fansat, familjen, ekipin dhe të gjithë artistët me të cilët kam punuar dhe kam bashkëpunuar. Ëndrra u bë realitet. Faleminderit!!", shkruan Dua në Instagram./E.B-dritare.net