Monika Kryemadhi publikon videon kushërirën e saj Bebe Rexha

Sot mediat shkruan se Bebe Rexha ishte prezente dhe kishte kënduar në dasmën e një çifti shqiptar një nga këngët e saj më të dëgjuara, “In the name of Love”. Por tashmë është zbuluar se Bebe nuk ka qenë thjesht një e ftuar por ka patur një lidhje me të sapomartuarit. Gjithë këtë e ka zbuluar Monika Kryemadhi përmes një statusi në Facebook. Ajo është kushërira e deputetes .Bashkangjitur me videon Kryemadhi ka shkruar edhe një dedikim për këtë moment nëpërmjet të cilit uron edhe çiftin.
“Jam e lumtur dhe krenare, që në dasmën e djalit të dajës tim, Besartit, në SHBA, megjithëse të ikur prej dekadash të tëra, vazhdojnë të ruhen traditat e bukura shqiptare, por edhe lidhjet e forta me njëri-tjetrin e me familjen. Ne, shqiptarët jemi një komb shumë krenar dhe të lidhur fort me traditat tona që vijnë që nga lashtësia.
Kushërira jonë, Bebe Rexha ishte ajo që iu dedikoi një këngë që e shoqëroi Besartin dhe Fatjonën në vallëzimin e tyre të parë si çift i sapomartuar.
Urime të dyve e jetë të lumtur së bashku”- ka shkruar Kryemadhi.
Bebe Rexha si një kushërirë e familjes i ka dhënë çiftit dhuratën më të bukur, një këngë në emër të dashurisë. Kjo dasmë gjithashtu e ka bërë bashkë atë me një nga gratë më të rëndësishme të politikës në Shqipëri siç është Monika Kryemadhi

LEXO DHE :  Detaji i veçantë që kanë fotot e Bebe Rexhës, në Instagram!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.