Monika Kryemadhi dhe Bebe Rexha e djegin dasmën shqiptare në Amerikë me “Napolonin”

Djali i dajës së deputetes së LSI-së u martua fundjavën e shkuar në SH.B.A dhe e ftuar speciale nga Shqipëria, nuk mungoi kushërira e tij e parë. Monika Kryemadhi komunikoi me ndjekësit në facebook, duke treguar me krenari eksperiencën në familjen e saj të madhe atje, e cila vazhdon të ruajë traditat e vendit tonë. Gati si një njoftim “zyrtar”, bashkëshortja e kryetarit të kuvendit ndau në rrjet një foto “normale”, ku shoqërohet nga e bija dhe kushërirat e saj nga Dibra.

LEXO DHE :  Keni dasmë? Ja disa ide çfarë fustani të vishni!

Por festa e vërtetë është zbuluar së fundi kur në dasmë u luajt një nga këngët më festive. “Naploni” ka bërë bashkë Monën dhe Bebe Rexhën, të dyja në mes të pistës së vallëzimit ku siç shihet nga këto video, e kanë ndezur atmosferën me kërcimin popullor. Ajo që të bën përshtypje është mënyra se si ylli i muzikës, Bebe Rexha, e kërcen dhe argëtohet me muzikën popullore porsi një shqiptare e vërtetë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.