Momenti që nuk u pa mbrëmë te "Dance With Me", Valbona i kthehet keq Fiorit
E Martë 10 Tetor 2017, 16:04
Dritare.net
Sherri që u përfshinë anëtarët e jurisë dhe konkurrentët e spektaklit “Dance With Me” tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Duket se debati i nisur fillimisht mes Robert Aliajt dhe Fiori Dardhës, përfshiu edhe Mehdi Malkajn dhe Valbona Selimllarin.
Kjo e fundit teksa Fiori ishte tejet e nervozuar me Roberti ka ndërhyrë për të marrë krahun e tij, duke i sqaruar Fiorit se ai nuk e kishte personale me të.
Por teksa po flisnin të gjithë në një kohë, Valbona i është drejtuar disa herë Fiorit duke i kërkuar ta dëgjonte. “Fiori dëgjo, mos bëj debat me mua. Stop! Mos bëj zhurmuesin zemër, ti fole dhe mbarove, tani e kam unë fjalën dhe të lutem më dëgjo!”, është shprehur ajo teksa ka vijuar të argumentojë./D.G.-Dritare.net