Molotov mbi KZAZ në Bushat, Rama: Luli, dil ku je? Sqaroje këtë!
Dritare.net
Kreu i qeverisë tha që Basha duhet të dalë dhe të sqarojë këtë gjë pasi kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës tha se ai nuk kishte gisht me sulmin.
"Mbrëmë disa haxhiqmiliste në Vaun e Dejës sulmuan shkollën, si Haxhiu, dogjën palestrën e re të fëmijëve me materialet zgjedhore dhe po mbrëmë doli Xhuljeta (Basha) dhe akuzoi policinë se ka sulmuar policinë, qeverinë se ka vënë policinë për të sulmuar policinë sipas tij për një konflikt që e dëshiroj unë. Por pasi ujqërit u bënë lepuj në prangat e drejtësisë, doli kryetari i bashkisë që tha 'nuk e kam bërë unë, por partia. Ia shkrova, por Luli nuk po ndjehet, nuk e di ku është futur, dil sqaroje, ku je? Unë e di, e keni bërë të dy bashkë, por tani po shisni njëri tjetrin. Gropa që hapët është gati, aty do përfundoni një nga një", /e.k-Dritare.net