Nëse dëshironi të keni pjesë të dietës suaj perime, por e keni të vështirë t’i konsumoni duke i ngrënë, një zgjidhje e mirë është t’i bëni lëng. Ekspertët e ushqyerjes këshillojnë se njeriu ka nevojë të konsumojë të paktën 6 deri në 8 vakte fruta dhe perime në ditë. Nëse edhe ju e keni bezdi të hani gjithë ditën mollë apo shkopinj selino, shtrydhini ose grijini dhe kënaquni me një gotë lëng.
Shoqata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të hani spinaq çdo ditë. Ajo është e pasur me vitaminë C, A dhe E. Studimet e fundit kanë treguar se spinaqi mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit në stomak dhe problemeve me sytë. Kjo perime e gjelbër përmban gjithashtu vitaminë K, i cili është i njohur për rolin e saj kundër koagulimit të gjakut. Përveç kësaj, vitamina K ndihmon të kemi kocka të forta dhe parandalon sëmundjet e zemrës. Spinaqi gjithashtu përmban pak kalori.
Spinaqi është një perime e mahnitshme që ne të gjithë duhet të synojnë ta kemi në tavolinë çdo ditë. Dhe ky lëng është një mënyrë e mirë për të bërë.
Përbërësit:
1 mollë jeshile
1 lime
1 kastravec
450 gr spinaq
17 gr borzilok
5 gr mente
2.5 cm xhenxhefil (xhinxher)
Përgatitja:
Hidhini të gjithë përbërësit në shtrydhësen e fruta/perimeve dhe shijojeni! Nëse dëshironi, mund të shtoni pak avokado për ta bërë më kremoze./dritare.net/