Moikom Zeqo: Mbulimi i Skënderbeut nuk ka lidhje me myslimanët. Mua më kërcënuan
E Hënë 4 Shtator 2017, 21:09
Dritare.net
“Kjo çështje nuk ka të bëjë me myslimanët e Shqipërisë. Ata kanë merita të jashtëzakonshme. Një mysliman ishte ai që zgjodhi flamurin e Skënderbeut, siç ishte Ismail Qemali, ndërsa një mysliman tjetër shkruajti historinë e tij, siç ishte Naim Frashëri. Në këtë çështje ka një manipulim mediatik. Këtu ka një alergji të madhe ndaj Skënderbeut. Çështja e Skënderbeut nuk është një çështje e thjeshtë. Kanë 500 vjet që e sulmojnë, e quajnë antihero”, tha Zeqo./Dritare.net