Mogherini: Refuzimi i negociatave për Tiranën dhe Shkupin, gabim historik!
E Hënë 21 Tetor 2019, 10:10
Dritare.net
Ajo është shprehur se ka qenë një gabim i madh refuzimi i dy vendeve.
"Dy vendime të rëndësishme dhe një gabim historik. Krerët e Shteteve dhe Qeveritë kanë shtyrë vendimin për hapjen e negociatave për hyrjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut në Bashkimin Evropian, përkundër përparimit të jashtëzakonshëm të bërë nga të dy vendet dhe kundër mendimit të Komisioni Evropian. Ishte shumë më tepër sesa një mundësi e humbur: është një gabim historik, i cili shpresoj se mund të korrigjohet sa më shpejt”, tha Mogherini./E.B-dritare.net