Moderatorja shkon në emision me beben, Alekta Vejsiu: Qetësi, të mos e shqetësojmë

Moderatorja e njohur Elita Rudi, para pak kohësh është bërë nënë e një djali, që i ka vendosur emrin Zëri.

Rudi ka qenë e ftuar mbrëmjen e së hënës “Në kurthin e Piter Pan” të Alketa Vejsiu.

Moderatorja ka marrë me vete edhe beben, ndërsa Alketa i ka bërë thirrje publikut për qetësi.

Alketa Vejsiu: Jam në tension për beben tënde të vogël që do të pijë qumësht çdo dy orë. 7 javësh çuni me emrin Zëri, një emër shumë i veçantë. Ndodhet atje pas kuintave, qetësi ju lutem të mos e shqetësojmë!

Elita Rudi: Mos ma përmend se filloj e emocionohem tani dhe nuk e di a mund të vazhdoj.

LEXO DHE :  Ja pse duhet të lini gjithmonë një monedhë në frigorifer, kur ikni me pushime!

Alketa Vejsiu: Për ne është kënaqësi shumë e veçantë që sapo ke lindur dhe pasi ke dhënë të gjitha intervistat përpara martesës dhe përpara se djali të vinte në jetë, të jesh ekskluzivisht “Në Kurthin Piter Pan” për të folur me statusin e një mamaje të re…Djali juaj do ta ketë kujtim për të gjithë jetën se tani këto intervista mbeten në ‘YouTube’, kështu që do të themi gjëra të bukura sot, e ndjej këtë.

Elita Rudi: Po shpresoj. Ta shohim a i kanë pyetjet e vështira, sepse ata janë gazetarët më të vështirë për momentin./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.