Mjekët në Shkup dalin në protestë: Mos na rrihni!
Dritare.net
Nenad Llazarov, kryetar i Shoqatës së mjekëve të rinj dhe specializantë ka theksuar se mjekët në Maqedoninë e Veriut janë më pak të paguar se kolegët e tyre në të gjitha vendet e Evropës.
Mjekët thonë se, duhet të ndryshohet ligji që rregullon statusin e mjekëve dhe personelit mjekësore, duke pasur në fokus jo vetëm kushtet teknike, por edhe profesionalizmin e stafit mjekësor.
Sipas tyre, protestat do të vazhdojnë deri në realizmin e kërkesave të tyre, duke vënë theksin në miratimin e një ligji për veprimtarinë e mjekëve, që do të hartohet në bashkëpunim me të gjitha shoqatat dhe institucionet e sistemit të shëndetësisë.
Gjatë protestës, mjekët kanë kërkuar që me ligj të dënohet sulmi ndaj mjekëve, ashtu siç dënohet sulmi ndaj personave zyrtarë./K.C/dritare.net