Mjekët e QSUT dhe të Shkodrës në protestë kundër dhunës
E Martë 12 Mars 2019, 09:09
Dritare.net
Në Tiranë, mjekët apelojnë për respekt ndaj punës që shpëton jetë njerëzish. Ata bënë thirrje për bashkim, për të ndaluar dhunën. Ata gjithashtu kërkuan të merren masa për mbrojtjen e mjekëve.
Edhe mjekët në qytetin e Shkodrës po protestojnë për të njëjtën kauzë, për t’i thënë jo dhunës ndaj bluzave të bardha . Ata kërkojnë respektimin e profesionit të tyre./E.B-dritare.net