Misteri i kështjellës Akrolisi në Lezhë, ja pse turqit hapën varrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut!
Dritare.net
Në juglindje të qytetit të Lezhës ngrihet maja shkëmbore e Shëlbuemit, 408 m mbi nivelin e detit. Fillimisht përmendet si një kështjellë përforcuese e sistemit mbrojtës të qytetit të Lisit. Kurora e saj ka qënë rrethuar në lashtësi prej një muri të gjatë dhe dy kulla me gurë të palatuar, duke formuar aty një kështjellë mjaft të mbrojtur.
Gërmimet arkeologjike në këtë vendbanim kanë dhënë gjetje të shtresave kulturore përtej shekullit të 9-të p.e.s duke e bërë këtë vendbanim parahistorik, ndër më të hershmet në Shqipëri. Akrolis vjen nga greqishtja e vjetër dhe do të thotë “Lisi i Sipërm”. Shkohet me automjet dhe në këmbë.
Qyteti antik i Lissusit është themeluar si qytet në shek. IV p.e.s. Lissus është një përbërje e mirëfilltë etimologjike e gjuhës shqipe që vjen nga fjala “Lis”. Është quajtur qyteti i 12 portave duke qenë se në tërësi në gjithë qytetin antik ka 12 porta. Lissi është qytet autokton ilir. Përfshin kalanë mesjetare, vendvarrimin e Heroit tonë “Gjergj Kastioti” Skënderbeu e disa objekte të tjera me vlerë historike. Muret fortifikuese të Lissit janë më të fuqishme se ato të Apollonisë, duke bërë kështu që ky qytet i lashtë të ishte ndër më të spikaturit në botën Iliro-Epiriote e më tej. Qyteti i ndërtuar në kodër ka një pozicion strategjik që kontrollon luginën e Drinit deri në Gjirin e Shën Gjinit në detin Adriatik, dëshmon për gjurmët e një qytetërimi të lashtë prehistorik qysh në shek. IV p.k. Me pushtimin romak Lezha do të administrohet nën provincën e Prevelitanit.
Kalaja e Lezhës ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit. Kalaja ka origjinë ilire. Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një rindërtimi nga venedikasit, ndërsa në vitin 1522 pas pushtimit osman u rindërtua edhe nga ana e tyre. Këtu mund të shikohen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane. Objektet më interesante për tu vizituar janë rrënojat e ndërtesave osmane brenda kalasë, xhamia, kulla në murin juglindor me një hark romak dhe kulla ilire në murin jugor. Kalaja e Lezhës është monument kulture. Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik.
Lezha ndër shekuj. Në shek.VI, Lezha ishte një qendër episkopale me peshkop Gjonin, në vitin 1107 ajo ishte nën pronarin Aleks Komneni. Në vitin 1153 në krye të perandorisë ishte perandor Nonali. Kisha e Lezhës është e ritit Benediktin që varej direkt nga Papati. Me krijimin e shtetit të Arbrit në shek. XIII princ Dhimitri më 1208-1215 bëri një marrëveshje për shkëmbime tregtare me republikën e Raguzës. Më 1393 ra nën sovranitetin e republikës së Venedikut e cila vuri përsëri nën zotërimin e saj pas vdekjes së Skënderbeut më 1468.
Roli i Lezhës: Gjatë krijimit të shtetit të Arbrit qyteti i Lezhës ka luajtur një rol të rëndësishëm fetar, jo vetëm si qendër episkopale, por edhe për ngjarjet e kohës. Krijimi për herë të parë të "Urdhërit Françeskan" nga Shën Françesku. Kisha e Shën Kollit e shek. XIV është monument historik me rëndësi. Këtu u mblodh Kuvendi i Lezhës në vitin 1444 nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kalaja e qytetit antik të Lezhës rrethohet nga mure të periudhave të ndryshme që vijojnë nga antikiteti shek. IV p.k me emrin qyteti i lashtë i Lisit. Këto janë mure të fuqishme me blloqe të mëdha guri. Rindërtimi i parë i kalasë datohet në shek. I p.k. Më vonë në shek. XI-XII në pjesën e akropolit të qytetit ndërtohet kështjella mesjetare e Lezhës "Elission" me gurë të vegjël të gdhendur dhe me llaç. Kjo kështjellë u përforcua për të përballuar dyndjet e shtetëve të para sllave që vinin nga veriu. Në ndërtimin e kështjellës ka ndihmuar pozicioni gjeografik i kodrës
Në kështjellë ka tri porta, dy të parat janë ndërtuar në vendet ku ishin portat e qytetit antik të Lisit. Si rezultat i tërmetit të vitit 1979 kalaja ka pasur disa dëmtime serioze që u riparuan më vonë. Kalaja ka njohur shumë faza ndërtimi, për të ardhur në atë të fundit të vitit 1520, nga Sulltan Selimi i I-rë. Në literaturën historike dhe arkeologjike Kalaja e Lezhës njihet për një kohë të gjatë me emrin Kështjella e Elisonit. Ajo ka tre porta të cilat ishin mjaft të mbrojtura nga kulla e kthina të maskuara, të cilat të favorizuara nga pozicioni gjeografik e bënin atë të pamposhtur.
Trashësia e mureve arrin deri në 4.30 m. Deri më sot janë zbuluar 12-porta dhe 48-kulla mbrojtëse. Lissusi përfshin kalanë mesjetare, vendvarrimin e heroit tonë Gjergj Kastioti Skenderbeu e disa objekte të tjera me vlerë historike. Muret fortifikuese të Lissit janë më të fuqishme se ato të Apollonisë, duke bërë kështu që ky qytet i lashtë të ishte ndër më të spikaturat në botën Iliro-Epiriote e më tej. Në juglindje të qytetit të Lezhës ngrihet maja shkëmbore e Shelbuemit, 408 m mbi nivelin e detit. Kurora e saj ka qenë rrethuar në lashtësi prej një muri të gjatë dhe dy kulla me gur të palatuar, duke formuar aty një kështjellë mjaft të mbrojtur. Gërmimet arkeologjike në këtë vendbanim kanë dhënë gjetje të shtresave kulturore përtej shekullit të 9-të p.e.t duke e berë këtë vendbanim parahistorik, ndër më të hershmet në Shqipëri e më gjerë. Akrolisi ka nevojë të gërmohet nga ekspeditat arkeologjike si dhe të pritet bimësia, që te shihen qartë muret dhe kullat. Memoriali ose vendvarrimi është ndërtuar mbi kishën e Shën Kollit, aty ku në vitin 1468 u varros Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Gojëdhëna: Pasi më 1478 turqit pushtuan qytetin e Lezhës shkatërruan dhe hapën varrin e Gjergj Kastriotit, vdekur më 17-janar 1468, duke mbështjellë eshtrat e tij me flori e argjend për ti përdorur si hajmali të pathyeshmërisë në beteja. Memoriali qe shihet sot u ndërtua në vitin 1981. Në dyshemenë e anijatës ngrihet busti i Skenderbeut, punuar nga skulptori i popullit Odhise Paskali. Mbi pllakën e mermerit janë vendosur kopje të shpatës dhe përkrenares prej bronzi. Në brendësi të mureve ka një varg mburojash që simbolizojnë betejat më të rëndësishme të Skenderbeut. Në qëndër te qytetit ndodhet një monument qe është ngritur në kujtim dhe nderim të ngjarjes së rëndësishme që ndodhi në Lezhë në 2 Mars 1444. Me këtë datë heroi kombëtar mblodhi në këtë qytet, zotërimin venedikas, shumicën e krerëve feudal shqiptar, për ti bashkuar në luftën kundër perandorisë osmane.
Kuvendi i Lezhës bashkoi forcat e shqiptarëve dhe emëroi Skenderbeun si udhëheqës ushtarak të tyre. Kuvendi i Lezhës qe forma e parë e bashkimit juridik të princërve shqiptarë, duke kapërcyer cilësisht nga epoka e principatave të veçanta në epokën e bashkimit dhe njësisë së kombit shqiptarë. Në përkujtim të kësaj ngjarjeje të veçantë është ndërtuar Obelisku në vitin 1968 me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skenderbeut. Më 2 Mars të çdo viti nderohet dhe përkujtohet me respekt përvjetorët e kësaj ngjarjeje me rëndësi të madhe kombëtare.
Objektet që mund të vizitohen në qytetin e Lezhës: Akrolisi, gërmadhat e Shëlbuemit, memoriali i vendvarrimit të Skënderbeut, ndërtuar mbi kishën e Shën Kollit, obelisk i Kuvendit të Lezhës, Ura e vjetër, më e vjetra e ndërtuar mbi lumin Drin, shtëpia e Mlikajve në lagjen "Skënderbeg", katedralja e qytetit, Kisha e Zojës Nunciate (kisha e Dom LLeshit) në shek. XIII-të, shën Francesku i Asizit, gjatë kthimit të tij nga Siria, ndali në Lezhë, ku themeloi të parin kuvend Franceskan në Shqipëri. Dy dekada më vonë ndërtohet kisha e Franceskanëve në kodrën përballë qytetit e cila ka patur një gur mbishkrimi në latinisht:"POC TEMPLUM FRATON MINORUM AEDIFIKATUM EST ANNO MCCXV' që do të thotë: Ky tempull I vëllezërve minorë franceskanë është ndërtuar më 1240". Kisha ortodokse ose kisha e Metamorfozës, Xhamia e qytetit dhe qëndra bamirëse Grisa-Alsued dhe të tjera vepra arti dhe të trashëgimisë sonë kulturore./Dritare.net