Miratohet në parim drafti për Drejtësinë, Halimi: Diskutojmë amendamentet
E Hënë 9 Maj 2016, 12:12
Dritare.net
Ai ka thënë se vota e opozitës sot në komision nuk nënkupton miratimin e reformës, por vetëm nisjen e diskutimit nen për nen të amendamenteve të saj. “Vota jonë sot është pro procesit të diskutimeve nen për nen të amendamenteve. Ne sot përfunduam diskutimet në parim për draftin.
Tashmë kanë mbetur amendamentet dhe çështjet politike, siç janë ngritja e disa institucioneve kushtetuese që parashikohen në draft. Ne nuk jemi dakord me mazhorancën për këto institucione dhe mënyrën se si emërohen zyrtarët e saj. Kështu do të diskutojmë nen për nen në ditët në vijim”, tha Halimi.