Miratohet bonusi i qirasë pë qarkun Lezhë, ja sa familje përfituan!
Dritare.net
Këshilli bashkiak i Lezhës në mbledhjen e fundit miratoi dhënien e plotë të qirasë sipas vlerës së tregut në total për 289 familje.
Të ardhurat që familjet do të përifitojnë nga bonusi i qirasë do t’i japin mundësi banorëve të rikthehen në shtëpi, shpenzimet mujore te qirave përkatëse paguhen nga shteti.
Bashkia e Lezhës, Inxhinierët po vijojnë inspektimet në terren për objektet e banimit që kanë pësuar dëmtime. Gjithashtu po kryhet verifikimi edhe për 252 persona për t’i përfshire ata në politikat sociale që ndërmori qeveria në përballimin e tragjedisë që shkaktoi tërmeti.
Në terren vijon procesi i inspektimeve, ndërkohë që kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu bashkë me donatorët po punojnë intensivisht edhe për procesin e rindërtimit./E.B-dritare.net