Miranda e “Sex & The City" kandidon për guvernatore në Nju Jork
E Martë 20 Mars 2018, 08:08
Dritare.net
Shumë e kujtojnë atë për rolin e saj si Miranda, avokatja me kostum dhe rrip të kuq e "Sex & The City". Aktorja Cynthia Nixon, duket se e ka lënë botën e filmit dhe ka preferuar t’i hyjë politikës seriozisht. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ajo deklaron dashurinë e saj për në Nju Jorkun dhe tregon se ka shpallur kandidaturën për postin e guvernatorit të shtetit.
"E dua Nju Jorkun dhe sot e shpall kandidaturën time si guvernatore", shkroi aktorja 51-vjeçare në Twitter. "Ne duam që qeveria jonë të punojë për shëndetësinë, dhe t'i japë fund burgosjeve masive si dhe të riparojë zonën tonë metropolitane."- shprehet ajo në videomesazh. V.D./Dritare.net/