Mira Kazhani: Sait Dollapi provokoi dhunë, në protestën e 11 majit

E ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, gazetarja, Mira Kazhani tha se, Sait Dollapi provokoi dhunë në protestën e 11 majit.

Kazhani theksoi gjithashtu se, dhuna e policisë ndaj Dollapit, ishte njolla e protestës.

“Ishte titulli më i vështirë atë ditë. Pamjet ishin të rënda dhe më erdhi shumë keq. Është burrë shumë i mirë, kam respekt. Por më ka befasuar atë ditë. Se e kisha parë në 2-3 raste atë ditë në protestë nga sjellja e zotit Dollapi. Thashë Saiti ishte ky se s’po e besoja. Videon e kam parë që në fillim. Pra gjithë kohës ka provokuar dhunë. Nuk po e besoja. Në videon ku është pamja shumë e rëndë, polici po i flet shumë qetë, nuk e di çfarë kërkonte aty zoti Dollapi dhe pse insiston për ta vendosur maskën kundragaz.
Pavarësisht të gjithave kjo është një njollë e protestës. Janë dy kameramanë të dhunuar, të gjitha gazetarët kanë marrë gazin lotsjellës. Nuk i besoj shumë protestës.
Isha mes gjendjes që më vinte keq por dhe s’më vinte keq. Se kur mbjell dhunë korr dhunë.”,- tha Kazhani./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Harroi xhamin e makinës hapur, shikoni çfarë i bëjnë macet aty brenda!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.