Ministrja e financave: Shqipëria nivel historik të investimeve të huaja
E Mërkurë 11 Dhjetor 2019, 13:01
Dritare.net
“Sipas të dhënave statistikore të Bankës së Shqipërisë, vendi ynë arrin nivelin më të lartë historik të investimeve të huaja! Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri u rritën me 7.3% për 9 mujorin e vitit 2019, duke arritur shifrën e 810 mln euro çka konfirmon projeksionet e qeverisë që ky vit të tejkalojë totalin e 1 Miliard Euro. Gjithashtu vetëm për tremujorin e tretë të 2019, IHD regjistruan vlerën +272.2 mln euro ose +1.3%, krahasuar me +268.6 mln euro në tremujorin e tretë të 2018”, informon ministrja./L.F-dritare.net