Ministrja e Arsimit: Ja si do të veprohet me plagjiaturat në universitet!

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini u pyet nga studentë dhe zëvendëskryeredaktorja e Gazetës Shqiptare, Rezarta Delisula se çfarë do të bëhet me pedagogët që shesin librat e tyre në universitet. Shahini tha se, shitja e librave dhe plagjiaturat në punimet shkencore do të shihen nga një grup i veçantë, dërguar nga Ministria e Arsimit, ndërsa shtoi se ministria s’mund të bëjë policinë, andaj u shpreh se duhet ndihma e studentëve.

“Më kanë pyetur një grup studentësh nga Shkodra sesi do të goditet fenomeni i plagjiaturave në universitet, e ata thanë se vetë grupet e punës brenda universitetit nuk mund të godasin veten. Iu kam thënë se ne si Ministri e Arsimit nuk mund të ndërhyjmë dot si policë. Ne kërkojmë nga studentët që të jenë të pranishëm në konferencat ku do të shihen plagjiaturat. Duam ndihmën e studentëve edhe në shitjen e librave nga pedagogët. Në rast se ka denoncim nga studentët ne do të veprojmë. Inkurajojmë studentët. Denoncimet ju lutem të bëhen me prova dhe ne do të veprojmë.”,- u shpreh Shahini./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për sot

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.