Ministria e Shëndetësisë hedh poshtë akuzat e PD: Investime në të gjitha maternitetet

Pas akuzave të Partisë Demokratike se, po bën propagandë më fatkeqësinë e shqiptarëve, ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në një deklaratë live nga Ministria e Shëndetësisë, deputeti, Bardh Spahia shprehet se: “Denoncon mashtrimet e radhës të Manastirliut, e cila me paturpësinë dhe papërgjegjshmërinë më të madhe për gjendjen skandaloze të institucioneve shëndetësore, përgjegjëse për jetën e nënave dhe fëmijëve shqiptarë, zgjedh t’i përgjigjet me një propagandë shterpë, boshe tipike të rilindjes së famshme.” Ndërkohë ministrja i përgjigjet deputetit, duke thënë se, Ministria e Shëndetësisë është e angazhuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimit në spitale, me vëmendje të veçantë te shëndeti i nënës dhe fëmijës.

Me investimet e vitit 2018, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përmirësuar infrastrukturën shëndetësore jo vetëm në Tiranë por edhe në konsultoret e nënës dhe fëmijës në të gjithë vendin si dhe në maternitetet e spitaleve rajonale.
Më konkretisht:

Me programin kombëtar të 300 qendrave shëndetësore MShMS ka investuar këtë vit në 45 konsultore të nënës dhe fëmijës dhe vijon investimin në 100 konsultore të tjera me buxhetin e vitit 2019.
Është investuar në maternitete që më parë ishin pa asnjë shërbim ose me shërbime të mangëta me programin e patronazhit, ku mjekë nga spitalet e Tiranës japin shërbim në ditë të caktuara në spitalet e rretheve. Si shembull mjafton të përmendet spitali i Burrelit, ku gjatë 2017 kishte vetëm 13 lindje ndërsa në 9 muajt e parë të këtij viti, me nisjen e programit të patronazhit, ka patur 163 lindje. Vetëm gjatë vitit 2018 është investuar jo vetëm në Tiranë por në të gjithë maternitetet e spitaleve rajonale, ku janë instaluar 30 inkubatorë të rinj, nga të cilët, 11 janë të lëvizshëm. Gjithashtu 8 eko të reja I janë shtuar spitaleve rajonale për kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës. Këtë vit u ndërtua Materniteti i ri i Sarandës, me standardin më të lartë të shërbimit shëndetësor. Një tjetër investim i rëndësishëm po përfundon, ndërtimi I Maternitetit të ri të Korçës. Me buxhetin 2019, do të nisë rijetësimi i materniteteve Kukës, Berat, Lezhë, Pogradec dhe Mat. Duke ftuar Partinë Demokratike të mos spekulojë edhe me shëndetin e të porsalindurve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton qytetarët se investimet me fokus nënën dhe fëmijën do të vijojnë në vitin 2019. Vit i cili do të nisë me bonusin e bebes për çdo fëmijë që vjen në jetë duke filluar nga Janari 2019.”,-thuhet në deklaratën e Ministrisë./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Foto/ Bëjnë shekullin që kanë lindur, ja si kanë qenë dhe si janë sot këta të famshëm!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.