Ministri teknik lë zyrën, del në terren për të monitoruar operacionin kundër drogës
E Mërkurë 26 Korrik 2017, 14:02
Dritare.net
“Ministri Demiraj është i vendosur ta pastrojë Shqiperinë nga harta e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike”- njofton zyra e tij.
Policia e Shtetit ka kryer një operacion të suksesshëm në fshatin Nivicë (Tepelenë) në zonën e thepisur të quajtur Backovë për shkatërrimin e mbi 2000 mijë rrënjeve kanabis, kubikë e fishekë. Operacioni është drejtuar në terren nga zv.drejtori i Përgjithshëm dhe drejtori i ShCBA, dhe monitoruar në terren nga Ministri i Brendshem Dritan Demiraj.