Ministri serb Daçiç flet pas sulmit terrorist në Somali: Mezi shpëtuam

I shpëton sulmit me eksploziv Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç. Ai ishte në takim me presidentin e Somalisë në pallatin presidencial në Mogadishu, kur para kësaj ndërtese shpërtheu një veturë e mbushur me eksplozivë.

Kështu, së paku shkruan mediumi serbe Kurir.rs, sipas të cilit, Ivica Daçic u gjend në mes të një sulmi terrorist në Somali.

Siç kanë raportuar mediat e huaja, të paktën gjashtë persona gjetën vdekjen gjatë sulmit, ndërsa 13 të tjerë u plagosën.

Ndryshe, mediumi serb shkruan se delegacioni serb ka qenë në Somali për dy ditë, dhe në ditën e fundit të vizitës së tij, Daçiq ka pasur një takim me presidentin Mohammed Abdulahi Muhamedit.

LEXO DHE :  Basha: Kur ne të qeverisim, pagën minimale do e rrisim në 400 euro

Lidhur me këtë, është deklaruar edhe vetë Daçic.

“Ne (këtu në Somali) mezi shpëtuam. Një makinë bombë shpërtheu përpara pallatit presidencial ndërsa ishim në takim. Ka të vdekur në sulm”, citon media serb Daçicin.

Diplomati shtoi se ata dëgjuan një shpërthim në pallatin presidencial.

Ndërsa vizita në Somali ishte e fundit në axhendën e Daçiqit, sipas një plani të përcaktuar më parë, ai menjëherë u nis për në Serbi pas takimit. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.