Ministri i Jashtëm hungarez: Do ta mbështesim Shqipërinë në rrugën e integrimit europian
Dritare.net
Ne nje interviste per TVSH-ne, ministri i Jashtem i Hungarise Peter Szijjarto, ka treguar se do te vizitoje te premten Shqiperine, ne vazhden e angazhimeve dhe mbeshtetjes qe Hungaria i jep Shqiperise. Ai u shpreh se Shqiperia eshte gati te nisi bisedimit per anetaresimin ne BE, dhe sipas tij kjo ehte mese e merituar.
A e mbeshtet Hungaria Shqiperine, ne rrugen e integrimit europian?
Persa i takon Shqiperise, nuk mjafton vetem fakti qe mora pjese kete mengjes tek Miqte e Shqiperise, por do vizitoj vendin, te premten, sepse ne duam te theksojme angazhimin tone per mbeshtetjen ndaj Shqiperise, ne rrugen e saj drejt integrimit europian. Pse? Sepse duke qene fqinj te Ballkanit Perendimor, ne hungarezet kemi kuptuar qarte se e vetmja rruge, apo le te themi rruga me e shpejte per te kapercyer tensionet ne Ballkanin Perendimor eshte integrimi europian dhe transatlantik. Ju keni qene te suksesshem me integrim transatlantik dhe u bete anetar te NATO-s. Tani, Shqiperia ka bere gjithcka per te nisur bisedimet e anetaresimit me BE-ne. Ju e meritoni kete, nisur nga performanca e qeverise shqipetare, performanca e ekonomise vendase dhe performanca e qytetareve shqipetare, pasi keto na japin neve sinjale te mjaftueshme per te nisur bisedimet e anetaresimit.
Atehere pse nuk i nisni bisedimet e anetaresimit
Pse nuk hiqen vizat me Ukrainen e Gjeorgjine? Pse nuk ka MSA ne fuqi me Ukrainen? Te gjitha keto i mbeshtesim ne, e me duhet t'ju them se ne u zhgenjyem shume me deklaraten e Presidentit Junker, ca muaj me pare, se nuk do te kete zgjerim per 5 vitet e ardhshme. Ne nuk kemi te drejte te themi gjera te tilla, sepse ne duam me te vertete te shohim zgjerim te BEse ne 5 vitet e ardhshme. Eshte shume e pa-arsyeshme ne perspektiven tone qe, nese sheh sheh harten, gjen Bashkimin Europian, sheh nje grope te bardhe e pastaj sheh prape Unionin. Kjo eshte teresisht iracionale. Ne duhet ta integrojme Ballkanin Perendimor dhe ne si hungarez e vend fqinj me kete rajon, jemi mjaft te vendosur per kete. Kjo ishte arsyeja pse ndihmuam qeverine serbe, pse po ndihmojme shume qeverine maqedonase dhe pse do t'ju ndihmojme juve, me shume vendosmeri, per te ndjekur progresin ne rrugen e integrimit europian.
A prisni qe negociatat te hapen vitin tjeter?
Ne do te ishim shume, shume te zhgenjyer, nese bisedimet e anetaresimit nuk do te nisnin vitin e ardhshem. Ne do te ishim teper te zhgenjyer dhe me shume te drejte do te bertisnim per kete. J'ua premtoj kete, do jemi te zeshem, ashtu sic kemi qene deri tani./dritare.net