Ministri Ahmetaj: Rritja ekonomike në vitin 2017 më e larta prej një dekade

Rritja ekonomike në krahasim me vitin 2016 ka qenë 3.84%.  Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, thotë se rritja ekonomike në vitin 2017, është më e larta prej një dekade.

“Rritja ekonomike në vitin 2017, më e larta në gati një dekadë! Megjithëse kishim një vit të vështirë energjetik në gjysmën e dytë të tij, rritja ekonomike përmbushi tërësisht pritshmëritë tona prej 3.84%, duke tejkaluar madje parashikimet e shumë institucioneve ndërkombëtare. Konsumi final i popullatës vijon trendin e vet pozitiv, duke u rritur edhe në tremujorin e fundit të vitit me 3.14%. Jemi në rrugën e duhur të konsolidimit dhe përshpejtimit të rritjes ekonomike, por patjetër mbetet ende shumë për të bërë, për ta bërë atë të prekshme për çdo familje shqiptare”, shprehet ai

LEXO DHE :  Shkon në Mal të Zi, ja çfarë i ndodh Emina Çunmulajt!

Kontributin më të madh në këtë rritje e kanë dhënë sektorët e tregtisë, transporti, akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, si dhe ai i “administrimit publik, arsimit dhe shëndetësisë. V.D/Dritare.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.