Ministrat e qeverisë nga Velipoja: Duhet siguruar qetësi në çdo centimetër të plazhit
Dritare.net
Gjetjet e evidentuara në raportin e hartuar në raportin e hartuar nga Task Forca, pas verifikimeve të kryera në terren ishin në fokus të diskutimeve. Në këtë pikë, ministrat ishin të prerë në fjalën e tyre sa i takon detyrave që duhet të mbulojë Task Forca ashtu sikundër edhe në monitorimin e realizimit të tyre.
“Sipas rezultateve të Task Forcës në zonën e Velipojës, nga 29 subjekte të moniturara, asnjë nuk ka kontratë për shfrytëzimin e zonës së plazhit. Vetëm 17 janë të regjistruar në zyrën e tatimeve. Me pika vrojtimi janë vetëm 10 prej tyre, pra i kemi pikat e vrojtimit, por me vrojtues të cerfitikuar kemi vetëm 3. Pra jemi disafish më pak edhe se një vit më parë. Duhet të përfundojë në mënyrë urgjente lidhja e kontratave me subjektet private dhe dhënia e tyre me qira në zbatim të VMK-se për Stacionet e Plazhit. Duhet siguruar qetësi, siguri dhe shërbime cilësore në çdo centimetër plazh të Velipojës”, bëri të ditur ministri Klosi./L.F-dritare.net