Mikhail Gorbachev paralajmëron se bota ndodhet para një rreziku shfarosës
E Hënë 4 Nëntor 2019, 14:02
Dritare.net
"Sa kohë që armët e shkatërrimit në masë ekzistojnë, kryesisht armët bërthamore, rreziku është kolosal," tha ai.
Në një intervistë me gazetarin Steve Rosenberg , ish-presidenti Gorbachev bëri thirrje që të gjitha vendet të deklarojnë se armët bërthamore duhet të shkatërrohen, informon dritare.net.
"Vetëm në këtë mënyrë, ne do të shpëtojmë veten dhe planetin", tha ai.
>I pyetur për të përshkruar tensionet aktuale midis Moskës dhe Perëndimit, Gorbachev tha: "Ftohtë, por ende një luftë".
Intervista e liderit të fundit të Bashkimit Sovjetik, vjen tre dekada pas rënies së Murit të Berlinit. BBC/ J.H, dritare.net