Michelle Obama publikon detaje të reja për librin, Becoming
E Enjte 13 Shtator 2018, 11:11
Dritare.net
Ish-Zonja e Parë, e SHBA-së Michelle Obama, zbuloi kopertinën e memoarit të saj "Becoming", libër i cili do të godasë libraritë në mbarë botën të martën, më 13 nëntor. Në krye të zbulimit të madh, Michelle, përmes një postimi në Instagram, ka zbuluar disa detaje të reja në lidhje me librin e ri që do të publikojë së shpejti.
Michelle shprehet se, është shumë e emocionuar për këtë kryevepër që do të godasë botën mbarë dhe mezi pret që të botohet në nëntor.
Ndërkohë, përmes një videoje në Instagram, Michelle na ka zbuluar disa detaje të reja për librin e saj të shumëpritur nga e gjithë bota.
Poshtë videos, Michelle shkruan:
Jam nga ana jugore e Çikagos. Jam shkolluar në Princeton dhe Harvard. Unë jam një grua, një nënë, një vajzë dhe një motër. Unë kam qenë një avokate, një udhëheqëse jofitimprurëse, një ekzekutive spitalore dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara.
Më pëlqen t'i quaj këto "statuset" e mia, stenografi që ne të gjithë i bëjmë sa herë që tregojmë historitë tona.
Nga jeni? Çfarë po bëni? Në cilën shkollë keni studiuar?
Këtë vjeshtë do të ndaj me ju historinë time, kush jam unë, shpresat, shqetësimet e mia, fitimet e mia etj. Është historia, e kush jam në të vërtetë, dhe unë jam krenar për këtë, me të meta dhe të gjithçka tjetër./K.C/dritare.net