Michelle Obama kujton fëmijërinë, ja mesazhi i saj inkurajues!
Dritare.net
Gjatë fushatës së Barack Obama, Michelle filloi të shihej si një nga figurat më me ndikim, gjithashtu ajo jep shpesh herë mesazhe inkurajuese për racizmin dhe diskriminimin pasi dhe vetë familja e saj ka pasur një të shkuar të vështirë.
Ditën e djeshme ish zonja e parë e Amerikës ka ndarë një foto në Instagram bashkë me një mesazh inkurajues për të gjithë ata që diskriminohen.
“Kjo jam unë në Princeton në vitet e hershme 1980. E di se të jesh gjenerata e parë e studentëve të kolegjit është e frikshme, për mua ishte. Unë isha e zezë dhe vija nga një lagje e klasës punëtore, në Chicago ndërsa studentët në Princeton ishin të bardhë.
Më përpara nuk mund të qëndroja në mesin e një turme apo klase, për shkak të ngjyrës së lëkurës. Por kam gjetur miq të ngushtë dhe një udhëheqës që më ka dhënë besimin që të jem unë. Të shkosh në kolegj është punë e vështirë, por çdo ditë takoj njerëz, jetët e të cilëve janë ndryshuar thellësisht nga edukimi, ashtu si ishte i imi. Këshilla ime për studentët është të jesh trim dhe të qëndrosh me të”, ka shkruar Michelle Obama.
https://www.instagram.com/p/BjGCLtIgCuQ/?taken-by=michelleobama