Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Michelle Obama feston datëlindjen, me mikeshat për vrap

Michelle Obama feston datëlindjen, me mikeshat për vrap

Sot ish-Zonja e Parë e SHBA-ve, feston datëlindjen. Dhe urimi i burrit të saj, Barack Obama, na zbukuroi ditën.

Kjo datëlindje i sjell Michelles edhe një perspektivë të re, një frymë të freskët në rrugëtimin e saj.

Dhe legjenda Michelle, një pjesë të ditës së saj speciale e kaloi me mikeshat, për vrap në natyrë.

Ndërsa poston foton me mikeshat, Michelle shkruan në Instagram, se këtë vit do t’i kushtojë një kohë cilësore miqve, vetvetes dhe sigurisht bashkëshortit të saj.

Ajo thotë se këtë vit, ka për qëllim ta bëjë më të mirë, se ai që shkoi.

“Faleminderit të gjithëve për urimet e mrekullueshme për ditëlindjen! Me këto vajza, jashtë kolegjit, kjo ditëlindje sjell me vete një perspektivë të re, një frymë të freskët  gjatë udhëtimit tim. Unë do t’i kushtoj më shumë  kohë miqve dhe vetvetes dhe natyrisht, burrit tim. Unë do  ta bëj këtë vit më të mirë akoma. Mezi po pres t’ju mbaj të informuar gjatë gjithë rrugëtimit.”,- shkruan Michelle në Instgram./K.C/dritare.net