Meteorologia: Ja kur ikën i ftohti!

Vendi ynë po kalon një periudhë me temepratura të ulëta në vlerat minus, dhe bora e ngricat e mëdha kanë bllokuar vendin në disa rajone.

Përsa i përket temperaturave në ditët në vijim, në një lidhje telefonike për ‘News24’ sinoptikania e “Meteoalb” Adiola Bani pohoi se ditën e nesërme temperaturat do të pësojnë një rritje në mesditë, pavarësisht se mëngjeset janë në vlerat minus.

“Në zonat malore të Ersekës temperaturat kapin vlerat e minus 10 gradë celsius, ndërsa në qytet -9. Kjo ulje temperaturash ka nisur që mbrëmjen e djeshme. Ndërkohë në Tiranë temperaturat ishin -1.6 gradë celsius. Dita e sotme është dita më e ftohtë e kësaj jave. Pritet një rritje e lehtë e vlerave termike nesër me 2 gradë. Mëngjesi nesër do të jetë minus -6 deri në – 7 gradë dhe më pas në mesditë do të ketë një rritje deri në 6 gradë. Ditën e hënë do kemi reshje dëbore, kryesisht në zonat e malore. Ditën e martë do të rriten temperaturat. Kjo situatë do të na shoqërojë deri të premten. Dita e premte sjell rikthim në vlerat normale të dimrit me rritje temperaturash, pasi do të kthehen edhe vranësira”, tha Bani./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Basha: Zgjedhjet e 30 qershorit, do të jenë fundi i Ramës

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.