Meta: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet, 18 tetori po afron!

Presidenti Ilir Meta, mëngjesin e kësaj të marte, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se zgjidhja e vetme e krizës në vend janë zgjedhjet. Kreu i shtetit shprehet se 18 tetori po afron, dhe moszgjidhja e krizës dhe mosçelja e negociatave i intereson vetëm pakicës që nuk njeh rotacion.

E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pa zgjedhje nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët.

Moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë🇦🇱 me Bashkimin Europian🇪🇺, pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik. 18 tetori po afron!”, shkruan Meta./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Albana Osmani: Në 26 ditë lind një vit i ri plot shpresë, disa fjalë për këtë që po ikën!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.