Meta: Zgjedhjet pa opozitën, ngrijnë procesin e integrimit

Gjatë konferencës për medie, presidenti i shtetit, Ilir Meta tha se, zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor, pa garë dhe pa opozitën do të shënonte ngrirjen e procesit të integrimit dhe negociatave.

“Presidenti vlerëson të rëndësishëm faktin të mos cenohen interesat e qytetarëve shqiptarë. Unë nuk mund të qëndroj indiferent ndaj dëmit që ka shkaktuar kriza ekonomike ndaj familjeve shqiptare dhe ndaj vendit. Zgjatja e saj do ta dëmtonte edhe më shumë interesin e vendit. Ndaj në të mirë të çdo familje kërkohet maturi, bashkëpunim e reflektim në të mirë të normalitetit.
Së fundi, zhvillimi i zgjedhjeve në datë 30 qershor 2019 pa garë dhe pa opozitën do të shënonte ngrirjen e procesit të integrimit të vendit dhe negociatave për shkak të mospërmbushjes së kriterit kryesor të standardeve zgjedhore. Shqipëria aspiron për të qenë vend anëtar i BE.”,- u shpreh Meta./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Ekspertja e turizmit: Kush e viziton Shqipërinë, nuk ikën më!

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.