Meta: Urgjent, rikthimi i vendit në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Ambasadorin Andrew Page me të cilin diskutoi lidhur me krizën në vend, si dhe mbi zhvillimet në rajon.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me bindjen se ato do të vijojnë të jenë edhe më dinamike në të ardhmen, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik e tregtar.

LEXO DHE :  Meta në Malin e Tomorrit: Ja shenja që gjërat do të shkojnë mirë në Shqipëri!

Kreu i Shtetit mirëpriti angazhimin e shtuar të Britanisë së Madhe përmes burimeve njerëzore dhe financiare në ndihmë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe për nxitjen e zhvillimit ekonomik, sikurse u premtua gjatë Samitit të Londrës.

Presidenti Meta theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e rikthimit urgjent të vendit në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor, duke i shërbyer njëkohësisht objektivit strategjik të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian gjatë Këshillit të tetorit./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.