Meta tregon telefonatën me ish-ministrin: Më tha fol me rrugën e Elbasanit!
E Hënë 18 Nëntor 2019, 22:10
Dritare.net
“Mora në telefon Fatmir Xhafajn i cili mezi ma hapi dhe i kërkova sqarim se çfarë po ndodhte. Më tha: “Fol me rrugën e Elbasanit”. Kjo ishte e papranueshme për mua. Atëherë i thirra ambasadorët e BE dhe SHBA dhe i kërkova që të vinin në zyrë Lul Basha që ishte në bashki dhe Edi Rama kryeministër.
Nga të gjithë vetëm Rama nuk erdhi. I thashë Bashës se çfarë kërkonte. Më tha vetëm atë nenin që ia kishte njohur Komisioni Venecias. Unë kërkova që meqë ia kishte dhënë Venecia ajo të rregullohej.
Atëherë i thashë Donald Lu që të bënte një deklaratë që “Rama po vonon reformën në drejtësi”. Ai u zu ngushtë dhe më pas ndodhi ajo që ndodhi dhe të gjithë e votuan reformën.”,- tha Meta./K.C/dritare.net