Meta rrëfen takimin me Lu, u shmanget pyetjeve për dekretin mbi “mbetjet”
Dritare.net
I pyetur nga gazetarët për dekretin e Presidentin Nishani për ligjin e mbetjeve, Meta nuk konfirmoi se votat e LSI-së do të bashkohen me mazhorancën për ta rrëzuar. “Sa për pyetjen e parë, dekreti i Presidentit do të trajtohet me seriozitetin që parashikon rregullorja, sa për pyetjen e dytë, mendoj se duhet të pyesni kreun e grupit parlamentar të LSI-së për këtë çështje”, tha Meta.
Lidhur me letrën e deputetit të PD-së, Arben Ristani për shkarkimin e kreut të Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen CEZ, Meta tha se do ta shikonte me seriozitet, por shtoi se nuk mund të dalë mbi rregulloren e Kuvendit.
I pyetur për reformën zgjedhore, ai tha se ajo tashmë është vonë dhe se duhet të kishte përfunduar me kohë. Ndërkohë, Meta u pyet edhe për emrin e kandidaturës për President Republike, por e komentoi kështu: “Besoj se Presidenti është në detyrë”.