Meta-Ramës: Nëse 13 ka dalë ters në filxhan, e ndryshojmë, por jo para 17-18 tetorit

Nga Durrësi, krye i shtetit, Ilir Meta ka ironizuar kryeministrin, Edi Rama me datën e 13 tetorit. Meta shprehet se, është i gatshëm ta ndryshojë datën, por jo përpara 17-18 tetorit, kur do të jepet vendimi për çeljen ose jo të negociatave me BE-në.

 “Kryeministri  që e percepton si datë tersi 13 tetorin dhe dua ta siguroj atë dhe gjithë se e vetmja datë që mund ta  ndikoj dhe që është shumë e rëndësishme për shqiptarët është 17-18 tetori, kur udhëheqësit e BE do të vendosin për po ose jo për Shqipërinë. Të gjithë e kemi të qartë se me mik shumë të fortë, vendimi për negociatat u shty për në vjeshtë. Është e domosdoshme që të jemi të përgjegjshëm përpara shqiptarëve, të paktën unë si President, por edhe zoti Rama si kryetari i qeverisë dhe maxhorancës aktuale, Basha si kryetar i opozitës se nëse përpara kësaj date nuk arrijmë të organizojmë zgjedhje gjithëpërfshirëse ose për të gjetur një formulë për zgjidhjen e krizës, provimi i vjeshtës është i pakalueshëm. Në vend që të gjejmë një zgjidhje sa më parë, që kur më 10 qershor firmosa dekretin për shfuqizimin e 30 qershorit, të mos humbasim asnjë sekondë nga sot e në vazhdim. 17-18 tetori do ikë dhe do vijë 19 tetori dhe pas kësaj datë shqiptarët nuk duan të dëgjojnë justifikimet e askujt. E vetmja datë që nuk ndikoj dot është 17-18 tetori. Së dyti jam fleksibël, nëse i ka dalë ters në filxhan, i premtoj se mund t’i ndryshojmë një datë, por jo përpara 17-18 tetorit. E pres m padurim zotin Rama,  që t’i japim zgjidhje kësaj çështjeje.”,- u shpreh Meta./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Foto/ Dikur dhe sot, ja disa pamje të Venecias nën ujë!

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.