Meta poston foton me Ramën: O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri!
E Enjte 12 Shtator 2019, 19:07
Dritare.net
Meta shkruan se, Ramës do t’i japë “Urdhrin e Skëndërbeut”, ndërsa sipas tij, ai do “Urdhrin e Tao-Spiropalit”.
“O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri! Unë dua t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut”, ky kërkon vetëm “Urdhrin e Tao-Spiropalit”!”, shkruan Meta.
Kujtojmë se dje, Meta tha se nëse me datën 18 tetor , do të hapen negociatat për integrimin në Bashkimin Europian, do ta dekorojë kryeministrin Edi Rama me “Urdhrin e Skënderbeut”./E.B-dritare.net