Meta përplaset me Bushatin: President kukull, do të ishte më mirë të jepnit dorëheqjen!
Dritare.net
“Jam dakord me presidentin kur thotë që Edi Rama ka marrë çdo institucion. Presidenti do t’i bënte rezistencë më të madhe në qoftë se do jepte dorëheqjen. Kjo është në fakt ajo që do mazhoranca, që ta shesë. Jemi një qeveri që kemi kundërshtar presidentin, thotë mazhoranca. Ne kemi një President pa pushtet dhe Rama po e shet në botë se kemi përplasje me Presidentin. Do të ishte më mirë të jepni dorëheqjen. Një presidenti që nuk i publikohet vendimi në Fletoren Zyrtare, nuk është President”, tha Bushati.
Ndërhyri e Meta dukë thënë: “Ju prisni që unë të bëj të gjitha punët. Presidenti bën detyrën që i takon. E di çfarë kërkon Bushati. Presidenti nuk do marrë lidershipin e opozitës por do luftojë për shqiptarët.”
Ndërkohë Bushati i kthehet sërish:“Një president kukull, sa për shfaqje../K.C/dritare.net