Meta: Në Venecia do të shkoj vetëm për karnavale!

Presidenti Meta, i pyetur nëse mendon se mazhoranca do ta shkarkojë, tha se në Presidencë do të jetë deri në përfundim të mandatit.

“Se çfarë do të bëjë mazhoranca unë nuk mbaj asnjë përgjegjësi.  Unë e di që jam këtu në këtë zyrë ku jeni edhe ju sot dhe i gatshëm me ju edhe më datën 24 korrik 2022 të bëjmë një intervistë përmbyllëse.

Sepse unë kam vënë dorën mbi Kushtetutë dhe unë e di shumë mirë se çfarë kam firmosur dhe çfarë firmos, kaq! Për mua kanë vetëm dy gjëra rëndësi. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ku jam betuar dhe populli shqiptar, kaq! Për të tjerat përgjegjësinë e kanë ata që i kanë kompromentuar të gjitha institucionet e tjera në këtë vend”, tha Meta.

LEXO DHE :  Barazia gjinore/ Rama: Ja ultimatumi për kryetarët e Bashkive!

Më tej gazetarja e pyeti nëse do të shkojë në Venecia për këtë çështje, ai tha me ironi se vetëm për karnavale do të shkojë./E.B-dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.