Meta: Iku koha e partive, me 8 fillon dhjetori i dytë
Dritare.net
Meta tha se Shqipëria duhet të hyjë në epokën e referendumit, ndërsa theksoi se me 8 dhjetor në Qytetin Studenti do të fillojë dhjetori i dytë.
“Në Shqipëri nuk ka më votime, por vetëm komandime. Kjo duhet të marrë fund dhe këtë do të realizojmë të gjithë së bashku. Në 8 dhjetor fillon një dhjetor i dytë. Në të gjitha sheshet e Shqipërisë do të komunikojmë më popullit. Presidenti është palë me popullin dhe referendumit, në mënyrë që populli të mos jetë viktimë e lojërave të partitive, por të jetën partitë që ti nënshtrohen vullnetit të qytetarëve. Nëse do bëjnë një ligj që do të cenojë interesat, populli shqiptar do ti përgjigjet me referendum. Epoka e partive përfundoi, ata nuk prodhojnë dialog të besueshëm, gjithmonë do të bëjnë lojëra të tilla dhe do t’ia hedhin fajin njëra tjetrës. Shqipëria duhet të hyjë në epokën e referendumit. Kjo klasë politike ka përfunduar në mënyrën më të turpshme. Kjo është një gjë që nuk duhet të vazhdojë më. Partitë dështuan. Nuk vijohet kështu. Ka humbur llogaridhënia ndaj qytetarëve. Shqipëria po shkon tatëpjetë dhe populli do të japë zgjidhje të mençura”-tha Meta ndër të tjera./ I.M-Dritare.net