Meta i përgjigjet Nishanit: Ja pse nuk e publikoi fjalimin tim në Këshillin e Sigurisë!
Dritare.net
Ish-Presidenti Nishani ka deklaruar se Meta duhet ta publikojë atë fjalim, sepse sipas Nishanit Meta aso kohe ka mbajtur një fjalim dinjitoz.
A keni ndërmend ta bëni publike dhe cila ishte përmbajtja e fjalimit tuaj në atë kohë?
Nuk kam ndërmend që të ndërhyj në komentet konkret. Mbaj mënd që është bërë një mbledhje e rëndësishme për këtë caceshe, qëndrimi im për fenomenin, sepse nuk po merrem me momentin më tej. Që në momentin e rënies së avionit në Ishëm kam qenë tepër i qartë. Kam qenë tepër i sinqertë dhe me historinë e mushkonjave. Nuk ka qenë një shaka rasti i Divjakës. Unë nuk e kam besuar kurrë që mund të vinin avionë dhe të zbrisnin diku. Lidhur ma sa ndodhi herën e parë kurohet që ishte si rastësi, dhe kur ndodhi herën e dytë qëndrimi im ka qenë tepër i qartë.
Nga ana tjetër dhe kreu i anti-mafias italian bëri thirrje tepër shqetësuese lidhur me fenomenin e kanabisit. Kam qenë dhe jam mbështetës i fortë i luftës kundër krimit të organizuar.
A ka Meta të njëjtin qëndrim si President, me të nijetin qëndrim që ka mbajtur kur ka qenë kryeparlamentar?
Nuk ka ndodhur të paktën në dijeninë time të stafit që të jenë bërë publike transkripte të mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Një gjë e tillë do të duhet të trajtohet me kujdes sepse mund kë kthehet në një abuzim dhe se çdo bisedë do të bëhet publike.
Kërkesë është normale por dhe qëndrimi duhet të jetë mjaft i studiuar./I.M-Dritare.net