Meta i kërkon ndjesë Komisionit të Venecias: U keqpërdor nga mazhoranca
Dritare.net
Meta i ka kërkuar ndjesë 'Venecias, duke thënë se është keqpërdorur nga mazhoranca në funksion të mbulimit të qëllimit për grusht shteti.
“Fyerje shumë e rëndë organit të këshillit të Evropës, Venecias por dhe ambasadave dhe ambasadorëve që i dolën në krah mazhorancës për të kërkuar thirrjen e komisionit të Venecias për këtë çështje kaq të thjeshtë sa është vetë abetarja.
Mazhoranca ka ftuar opinionin e Venecias dhe e ka zhvleftësuar duke delegjitimuar rëndësinë e këtij komisioni.
Si kreu i shtetit i kërkoj ndjesë Venecias që u keqpërdor në këtë mënyrë nga mazhoranca në funksion të mbulimit të qëllimit për grusht shteti.
Republika e Shqipërisë edhe pse po përjeton gjendjen më të rëndë të kapjes së shtetit në kontinentin ku jetojmë s’do pranojë instalimin e grushtit të shtetit.
Konfirmoj se do marrë pjesë vetë në seancën plenare të Venecias ku do i njoh të pranishmit. Rilindja është teatri dhe estrada nr 1 e këtij shteti dhe e këtij populli”, tha Meta./E.B-dritare.net