Meta flet pas takimit me Bashën: I kërkova ndjesë
Dritare.net
Takim prej më shumë se 2 orësh mes kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe kryetarit të Opozitës Lulzim Basha nuk ka prodhuar konsensusin e shumëpritur për reformën në drejtësi, por palët mbetën ta hapur për dialog.
“Falenderoj Bashën për takimin. Basha shprehu angazhimin e opozitës. Kërkova miratimin e paketës kushtetuese sa më shpejt. Basha me shprehu angazhimin për të miratuar draftin e reformës në drejtësi.” tha Meta nga selia e Kuvendit.
Ai tha se është i hapur për dialog me opozitën për të miratuar Reformën në Drejtësi.
Meta u shpreh se i ka kërkuar ndjesë për gabimin në kalendarin e kuvendit, ku reforma në drejtësi u fut në axhendën 3 javore të Kuvendit pa miratimin e Opozitës, duke shtuar se ishte një keqkuptim.
Takimi u zhvillua në ambientet e hotel ‘Rogner’, ku Kreu i Kuvendit shoqërohej shefi i kabinetit të LSI Sokol Dervishi, ndërsa Basha shoqërohet nga nënkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar, Oerd Bylykbashi.