Meta sulmon edhe ambasadorin e BE: Ia thashë në sy
Dritare.net
“Po bëhet si sport i disa diplomatëve që po vënë në diskutim vendimet e institucioneve shqiptare. Sot është Ilir Meta, po nesër mund të jetë dikush tjetër. Nisur edhe nga zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese.
Disa ambasadorë e kanë tepruar dhe e kanë bërë këtë prej kohës. 90 % e diplomatëve janë korrektë dhe kanë ruajtur staturën. Nuk është kurrsesi në të drejtën e një ambasadori të vënë në diskutim dekretin e një presidenti për zgjedhjet duke krijuar disa interpretime që çuan atje ku e çuan.
Është OSBE që bën raportin dhe më pas janë institucionet, Kolegji Zgjedhor. Është një qëndrim ndaj personit dhe jo ndaj OSBE. Ai ka pasur qëndrime personale të ndryshme. Janë disa diplomatë që janë bërë si lecka të Edi Ramës.
Këta jo vetëm që janë bërë palë, por janë i vetmi justifikim i Ramës për çdo shkelje të kushtetutës dhe ligjit. Harrojnë që çdo dështim i tij janë edhe i vendit. Ai nxjerr këta dhe fshihet pas këtyre për çdo dështim të tij”,- tha Meta.
Në fjalën e tij, Meta ka sulmuar edhe ambasadorin e BE-së, Luixhi Soreka. Ai tha se: “Soreka është përgjegjës për situatën e sotme në Gjykatën Kushtetuese. Unë ja kam thënë në zyrë kur më ka ardhur me Danielsson. Më foli për suksese, por unë i thashë se ishim ka Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë. KED-në e prishi Rama me ambasadorët. U duhej një Dvoran që të bënin atë që bën.”/K.C/dritare.net