Meta drejt shpërndarjes së Kuvendit? Ja lëvizja e radhës!

Presidenti Ilir Meta ka marrë hapin e radhës, në lidhje me situatën politike në vend.

Presidenti me anë të sekretarit të Përgjithshëm i ka kërkuar zyrtarisht Komisionit të Zgjedhjeve numrin e saktë të deputetëve që ndodhen në kuvend.

LEXO DHE :  Meta: Kujt po i kërcet për fletoren e Dvoranit

Kjo mund të jetë një shenjë qe Presidenti Meta është drejt shpërndarjes së Kuvendit.

Ende nuk dihet nëse Meta do ta ndërmarrë këtë hap ekstrem./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

1 Koment

  1. Ja pra, ky ishte skenari i tjerur mire deri ne detajet me te hollesishme te Ilir Metes dhe te Sali Berishes. Djegja e mandateve, parashtrimi i kerkesave te parealizueshme te opozites, demonstrimi i forces per te ecur vetem drejt konfrontimit, pa pyetur per askend, shkaterrimi i rendi kushttues dhe krijimi i nje situate te vakumit ligjor, si alibi per te mbeshtetur idete dhe veprimet absurde. Skenari, duket se i ka dhene teper prioritet, sjelljes agresive te medias, e ne vecati, te disa gazetareve te mirepaguar me ndikim ne formimin e psikozes se luftes qe duhet fituar me cdo cmim, pavarsisht se bie ndesh me ligjin, me arsyen normale dhe logjiken e ftohte. Koordinimi i persosur i veprimeve ne terren te Bashes dhe Mones, qe do hiqen si te forte, qe s’duan t’ja dine per asgje, me cdo levizje pas kuintave qe i rekomandijne hap pas hapi Iliri me Sali un. Ne fund, nese maxhoranca do rezistonte, atehere ,goditjen e fundit ja kene lene presidentit te LSI-se, qe do cdekretonte daten e zgjedhjeve, pa caktuar qellimisht nje date tjeter, per te fituar kohe per goditjen finale. Opozita duhej te heshete per pak kohe, per te nxjerre ne skene presidetin Dhe ja ku erdhi hapi vendimtar ! Me qe parlamenti nuk ka 140 deputete, atehere ai eshte antikushtetues. Dhe Iliri i Monikes, Saliut dhe Mones, ka te drejte te shperndaje parlamentin. Me kete akt, Iliri vret tre dhe jo dy zogj. Shpeton partine e tij qe eshte mbi Shqiperine per te, rrezon shtetin qe duhet ngritur nga e para, ku Iliri, Mona, Luli dha Saliu te kene pjesen e tyre te tepsise dhe ne fund, i jap goditjen e rende reformes ne drejtesi, per te dale vete te palagur. Skenar pucist i vete djallit ! Duket se perplasja eshte afer. Me mire keshtu. E verteta e ben rrugen me veshtiresi, por ne fund trumfon. Ne kete zjarr do digjen vete ideatoret . Objektiva te zjarrit duhet te jene zjarrevenesit dhe jo njerezit e zakonshem. Ata duan ta jetojne jeten e tyre, ashtu, sic e meritojne. Me dinjitet dhe me sakrificat qe i bejne cdo dite, per vete dhe njekohesisht, per vendin e tyre !

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.