Meta bën paralajmërimin e fundit: Parlamenti me një dekret shpërndahet!
Dritare.net
Ai përmes një reagimi shprehet se askush të mos guxojë të përdhosë Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese, duke shtuar se ky është paralajmërimi i fundit.
Më tej kreu i shtetit shprehet se me një dekret shpërndahet parlamenti.
"Pavarësisht nga deformimet e pandershme që janë bërë në pabesi ndaj vullnetit të popullit shqiptar gjatë këtyre 21 viteve kam një paralajmërim të fundit për gjithë ata që mendojne se betimi i Ilir Metës me doren mbi Kushtetute ka qenë një proces formal apo ceremonial.
Nuk ka institucion më të rëndësishëm në Republikën e Shqipërisë sesa Kushtetuta, e cila ka vetëm një garant të padiskutueshëm e pacenueshëm në integritetin e vet, qe është Gjykata Kushtetuese.
Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutën në përpjekje për të kapur përfundimisht gjithë sistemin e drejtësisë me kapjen e GJykatës Kushtetuese janë të dështuara, janë të vdekura.
Askush të mos guxojë të përdhosë GJykata Kushtetuese, është institucioni më i rëndësishëm.
Parlamenti me një dekret shpërndahet, qeveria me një mocion rrezohet, presidenti përsëri shkarkohet, por jo GJykata Kushtetuese.
Nëse dikush mendon se angazhimet e mia kanë qenë ceremoniale duhet ti bëj të qartë se në fund fare kjo është Kushtetutë që mbron popullin dhe do jetë detyra e presidentit që ti tregojë vendin kësaj bande uzurpatore. Secili të shikojë detyrën e vet detyra do jetë e presidentit
dhe në momentin e duhur presidenti do i drejtohet popullit dhe gjithë botës për të mbrojtur demokracinë që është dhunuar në mënyrë barbare sidomos në këto dy vite që u la pa GJK vendi", tha Meta./E.B-dritare.net